Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video qytetarëve për gjendjen e rëndë me koronavirus që ka kapluar vendin.
Ai ka përsëritur se sot do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.
“Sot do të 6 fishohet numri i inspektorëve duke i shtuar edhe 85 të tjerë. Të gjitha njësitë përgjegjëse janë në terren”, ka thënë ai
Gjithashtu thotë se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.
“E kemi rritur numrin e shtretërve mbi 1600, Oksigjenimi qëndror është shtrirë në spitalet rajonale, e sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, thotë Kurti.
Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.
“Prandaj, i dashur qytetar, merre vaksinën, mbaje maskën, distancën e higjienën. Bashkë ia dalim”, ka përfunduar Kurti.
KËTU mund ta shikoni videon.
Pak më parë, Shërbimi Spitalor dhe Klink Universitar i Kosovës, njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.
“Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19”, njofton ShSKUK.