image Albin Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Urojmë të lirohet nga burgu

Kosovë

Albin Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit: Urojmë të lirohet nga burgu

news image

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në natën e dytë të Vitit të Ri ka vizituar familjen e Rexhep Selimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka uruar që Rexhep Selimi do të lirohet nga burgu.

Me Vlorën, te Shqipja. Në natën e dytë të Vitit të Ri, urojmë të lirohet Rexha nga burgu. Dhe, i gëzohemi ditëve të mira nga qeverisja e drejtë pas zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Kurti ne Facebook.

Ndryshe, Rexhep Selimi akuzohet për krime të luftës bashkë me Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin.

Aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë./Gazeta Sinjali/