image Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

news image

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2021

– Akademia Diplomatike e Kosovës, mbanë edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike e cila do të ketë në fokus sigurinë në kohën e pandemisë Covid. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 8:00)

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Zaim Bela për keqpërdorim të pozitë apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Spitalit për Fëmijë. (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ora 10:00)

– Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë organizojnë fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh ” si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve RriteMeDashni. (Shesh qendra e qytetit “Korzo” në Pejë, ora 10:00) 

– Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Rexhep Vrella për Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi, ose shitje e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim delegacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe. (Kabineti i Presidentes, ora 11:25)

– Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 13:00)

– Disa qytetarët e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vaksinim. (Objekti i Gjykatës Kushtetuese, ora 13:00)

–  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

– Presidentja Vjosa Osmani pret në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 17:00). /Gazeta Sinjali/