image Gjendja e 5 personave tjerë që u lënduan nga aksidenti në Arllat

Siguri

Gjendja e 5 personave tjerë që u lënduan nga aksidenti në Arllat

news image

Mbrëmë rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se një person është konstatuar pa shenja jete nga mjeku në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është Merison Zeka, rreth 24-vjeç nga fshati Nekoc i Drenasit.

Po ashtu, Sinjali merr vesh se pesë të lënduarit tjerë pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

/Gazeta Sinjali/