image Këto lëndime i mori nga plumbi i plagosuri në Veternik, flasin nga QKUK

Kosovë

Detaje/ Këto lëndime i mori nga plumbi i plagosuri në Veternik, flasin nga QKUK

news image

Personi që është plagosur në Veternik të Prishtinës, ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, kanë konfirmuar nga QKUK-ja për Gazetën Sinjali.

Duke folur për Gazetën Sinjali, doktoresha Nerxhivane Halimi, tha se gjendja e të plagosurit është e mirë por nuk është liruar ende për në shtëpi.

“Gjendja është mirë, fati i tij është që plumbi ka shku vetëm rrëshqitazi. Lëndime ka pësuar në gjoks, vetëm lëkura është dëmtu prej plumbit”, tha Halimi për Gazetën Sinjali.

Raportohet se i plagosuri është Luan Maloku, këshilltar i kryetarit të partisë Nisma Soacialdemokrate, Fatmir Limaj.

Mediat raportojnë se viktima dhe të dyshuarit janë familjarë mes vete, ndërkohë ende nuk dihet motivi që çoi deri te plagosja.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se lidhur me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar si dhe është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur për rastin në fjalë./ Gazeta Sinjali/