Trupi i pajetë i minatorit, Muharrem Plaku, u gjet mbrëmë galerinë ku ishte i bllokuar prej 5 ditësh, në Bulqizë, transmeton Gazeta Sinjali.
60-vjeçariu nxor nga minierat në Zonën e Parë të nëntokës për t’u dërguar drejt morgut të qytetit.
Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.
U deshën 5 ditë punë pa ndërprerje nga grupi i Avari Shpëtimit dhe kolegët e tij, që larguan dhjetëra tonë minerale me mjete të thjeshta derisa ekipi gjurmoi trupin e pajetë të Plakut. /Gazeta Sinjali/