Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 11:00, në Skenderaj, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e tij e ka konstatuar një ekip mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq, rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”./GazetaSinjali/