Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete pasditen e djeshme, rreth orës 13:35, në Drenas, raporton Gazeta Sinjali.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje, përveç Emergjencës, doli edhe Policia e Kosovës.
Ndërkaq, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t’i bëhet autopsia, për të zbuluar shkakun e vdekjes së tij.
Rasti në Polici është hapur si “Hetim mbi vdekjen”./Gazeta Sinjali/