image Gjendet pa shenja jete një person në Banjën e Doberqanit në Gjilan

Siguri

Gjendet pa shenja jete një person në Banjën e Doberqanit në Gjilan

news image

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 04:30 në Gjilan, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është një pjesëtar i komunitetit turk.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se trupi i pajetë i tij është gjetur në një nga dhomat e “Banjës së Doberqanit” në Gjilan.

Në raportin 24-orësh, policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e tij.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/