Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e 31 gushtit, rreth orës 22:30, në rrugën “Haxhi Zyba”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Një burim i Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren ka bërë të ditur se e ndjera është gjetur në shtëpinë e saj.
Ky burim i tha Sinjalit se prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i bëhet autopsia, për të kuptuar shkakun e vdekjes./Gazeta Sinjali/