Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shtërpcë dje në mesditë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor pasi njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.