image Gjendet pa shenja jete një 54 vjeçar në Lipjan

Kosovë

Gjendet pa shenja jete një 54 vjeçar në Lipjan

news image

Dje rreth orës 15:02 të mesditës, në Lipjan është gjetur pa shenja jete një 54 vjeçar i nacionalitetit rom, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë së Lipjanit merr vesh se viktima kishte jetuar vetëm dhe nuk kishte familjar.

Ky burim ka thënë se ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar vdekjen e tij, mirëpo thotë se në trup nuk janë vërejtur shenja dhune.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komunës së Lipjanit, Diamant Bytyqi i cili ka thënë se mjeku i QKMF-së në Lipjan e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Një mashkull i nacionalitetit rom, i lindur në vitin 1966 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Policia dhe hetuesia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, përcjellë Gazeta Sinjali.

Rastet e tilla janë shpeshtuar kohëve të fundit, vetëm gjatë muajit nëntor katër persona janë gjetur pa shenja jete në qytete të ndryshme të Kosovës. /Gazeta Sinjali/