image Gjendet pa shenja jete një 20-vjeçare në Podujevë, policia nis hetimet

Siguri

Gjendet pa shenja jete një 20-vjeçare në Podujevë, policia nis hetimet

news image

Një 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete sonte, rreth orës 20:00, në fshatin Metehi, të Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Podujevë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka nisur hetimet për këtë rast, të cilin e ka hapur si “vdekje e dyshimtë”.

“Rreth orës 20:00, pranuar informatën për një person  pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj.”

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit“, tha Borovci./Gazeta Sinjali/