image Gjendet pa shenja jete gruaja që ishte zhdukur në Zubin Potok

Siguri

Gjendet pa shenja jete gruaja që ishte zhdukur në Zubin Potok

news image

Në orën pesë të mëngjesit, në fashatin Jasevik të Zubin Potokut është gjetur pa shenja jete një grua e nacionalitetit serb, e cila ishte e raportuar si e zhdukur.

Gazeta Sinjali nga një sinjalizues mëson se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në afërsi të Pendës së Vogël të lumit Ibër.

Sipas këtij sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, trupi i pajetë me vendim të prokurorit i është dorëzuar familjes për ceremonin mortore.

Policia është duke e hetuar për rrethanat se si vdiç ajo. /Gazeta Sinjali/