image Gjendet pa jetë në shtëpi rokeri i njohur amerikan

Muzikë

Foto/ Gjendet pa jetë në shtëpi rokeri i njohur amerikan

news image

Kitaristi dhe tekstshkruesi i grupit të njohur të rokut, “The Cars”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Ric Ocasek u gjet pa ndjenja në shtëpinë e tij në Manhattan nga ish-bashkëshortja e tij, ish-modelja, Paulina Porizkova.

Mediat e huaja shkruajnë se shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur, shkruan Gazeta Sinjali.

“The Cars” u themelua në vitin 1976 dhe u cilësua shumë shpejt si një ndër më të rëndësishmit të rrymës së rokut “New Wave”.

Grupi i cili u nda në vitin 1988 për t’u ribashkuar sërish në vitin 2010, mbahet në mend për hitet si “My Best Friend’s Girl”, “Just What I Needed”, “Shake It Up” dhe “Drive”. /Gazeta Sinjali/

Image result for ric ocasek rock