Një ngjarje e rëndë ka tronditur Selanikun ditën e sotme.
Një trup i pajetë, i dekompozuar është gjetur nga një peshkatar.
Kufoma e cila është në kalbje të avancuar nuk ka kokë dhe këmbë.
Sipas informacioneve të Thestival, peshkatari ka lokalizuar trupin mëngjesin e sotëm në zonën detare të Kalochorit, në drejtim të Halastrës.
Forcat e Rojës Bregdetare ndodhen në vendngjarje dhe po mbledhin informacione. Trupi i pajetë është marrë dhe është dërguar në mjekësinë ligjore të Selanikut, raporton abcnews.al.