image Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë

Rajon

Rajon/ Gjendet një person pa shenja jete në Tiranë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Tiranë.

Në rrugën e Kavajës, në  një ndërtesë që ka shërbyer si  kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga hetimi pararak i trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se shkaku i vdekjes është  për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/