Në Shkup është gjetur një person i vrarë në lagjen Fushë Tophanë, rruga që lidh këtë lagje me rrugën e Palstikave.
Policia ka formuar perimetrin e sigurisë. Nuk dihen ende as motivet e vrasjes.
Ministria e Punëve të Brendshme në këtë shtet njofton se bëhet fjalë për vrasjen e personit me inicialet E.B. dhe bën të ditur se po punohet për zbardhjen e rastit./Gazeta Sinjali/