Një trup i pajetë është gjetur në zonën pyjore të Trebishtit në Bulqizë gjatë paradites së sotme.
Policia bën me dije se dyshohet që trupi ka disa ditë në atë vend pasi ishte i dekompozuar tërësisht.
Trupi i përket një burri, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gjëra të tij, raporton abc.albania, përcjell Gazeta Sinjali.
Bulqizë/informacion paraprak
Me datë 13.08.2021, rreth orës 11:05, është marrë informacion se në një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete.
Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/