image Gjendet një person pa shenja jete në një barakë në Rahovec

Siguri

Gjendet një person pa shenja jete në një barakë në Rahovec

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në një barakë në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, i cili tha se viktima ka punuar si rojtar në fabrikën “Fatmir Commerc”.

“Datë 13.04.2021 rreth orës 08:00, nga pronari i fabrikës ‘Fatmir Commerc’’ që gjendet në fshatin Hoçë e Madhe, në Rahovec, është pranuar njoftim, se rojtari që kryen shërbim – sigurim në këtë fabrikë është gjetur i vdekur në një barakë”, tha ai.

Xhurkaj njoftoi se në vendin e ngjarjes ka dalë policia, si dhe hetuesit rajonal.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Më urdhëresë të prokurorit kujdestar, policia njofton se trupi i pajetë dërgohet në IML-e për obduksion./Gazeta Sinjali/