Një person është gjetur pa shenja jete në Leposaviq, shkruan Gazeta Sinjali.
Tupi i pajetë sipas policisë është gjetur 500 metra larg shtëpisë së tij nga vëllai i viktimës.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një AK-47, dy kuti me nga 30 fishekë dhe një gëzhojë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 26 prill.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/