image Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Kosovë

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

news image

Një mjet i pashpërthyer është gjetur sot në Gjakovë.

Predha është identifikuar rreth orës 18:00 tek Ura e Tabakëve, transmeton Sinjali.

Në bazë të fotografisë të dërguar nga një sinjalizues shihet se për shkak të vjetërsisë ky mjet ka qenë prej vitesh këtu.

FSK është angazhuar në deminimin e këtij mjeti shpërthyes me qëllim të shmangies së rrezikut fatal për banorët e kësaj ane.

Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe deri në këto çaste ende nuk është kryer deminimi./Sinjali/