Autoritetet kufitare në SHBA zbuluan një kavanoz me diçka të çuditshme brenda në një kamion, në pikën kufitare me Kanadanë në Michigan.
Raportohet se brenda në kavanoz ishte një tru njeriu, transmeton Gazeta Sinjali.
Më 14 shkurt, kamioni vinte nga territori kanadez, Toronto dhe destinacioni i tij ishte Kenosha në Wisconsin, ndërsa autoritetet deklarojnë se vozitësi nuk kishte asnjë dokumentacion për transportimin e organeve njerëzore.
Pasi u sekuestrua nga autoritetet, kavanozi u dogj pasi që mund të barte viruse që mund të shkaktonin sëmundje të ndryshme./Gazeta Sinjali/