Trupi i pajetë i një 37-vjeçari me inicialet E.L., është gjetur në një banesë në zonën e Farkës në Tiranë, sot në mëngjes rreth orës 07:00.
Sipas policisë, dyshimet e para janë se 37-vjeçari të ketë kryer vetëvrasje, por ngjarja është ende duke u verifikuar nga grupi i hetimit.
Në trupin e të ndjerit janë konstatuar disa plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Nuk dihet ende identiteti i personit të pajetë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e saj.
Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Gazeta Sinjali/