Një person në Pejë nuk e ka gjetur në të njëjtin vend veturën e tij VW Phaeton, të cilën e kishte parkuar në rrugën “Ahmet Shala” Pejë mëngjesin e 13 nëntorit.
Dje, katër ditë pasi atij ia kishin vjedhur veturën, Policia e Pejës e ka gjetur atë në oborrin e spitalit rajonal të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Për këtë vjedhje, Policia gjithashtu ka arrestuar një person me inicialet B.M., 27 vjeç, i cili dyshohet se e kishte vjedhur veturën.
“Me datën 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohet, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M. i lindur me 1992 m/k/sh, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në komunikatë.
B.M., me vendim të prokurorit të shtetit, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 or1%ve.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë së Pejës, vetura është sjellë në stacionin policor për ekzaminime të mëtutjeshme. /Gazeta Sinjali/