image Gjendet në Kukës 20-vjeçarja nga Klina që u zhduk të premten

Sociale

Gjendet në Kukës 20-vjeçarja nga Klina që u zhduk të premten

news image

Është gjetur 20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës, Donisa Berisha, e cila është zhdukur nga mëngjesi i të premtes, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga sinjalizuesit se 20-vjeçarja është gjetur në Kukës të Shqipërisë.

Sinjalizuesit i kanë thënë Gazetës se ajo është gjetur mesnatën e sotme dhe familja e saj ka shkuar për ta marrë.

Donisa do të kthehet në Kosovë pas përfundimit të procedurave administrative.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbërmë për zhdukjen e saj. E njëjta ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti dhe kur ishte gjetur nga policia ajo kishte tentuar t’ia vë flakën vetës./Gazeta Sinjali/