Policia ka arrestuar dy persona në Pejë, të dyshuar për prodhim dhe shitje të mishit me cilësi të dëmshme dhe thertoret ku ata kanë kryer veprimtarinë nuk i kanë plotësuar kushtet për therje të kafshëve.
Inspektimet e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës janë zhvilluar në rrugën “Fatmir Uka” në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensioit të Ushqimit dhe Veterinës në një objekt të improvizuar është vërtetuar se ai kishte therë tre krerë gjedhe, në të cilin vend kishin qenë edhe dy krerë gjedhe të gjalla. Gjedhet e therura dhe të gjallë janë sekuestruar, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Sipas policisë, pak metra më tutje është arrestuar një tjetër burrë, pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensioit të Ushqimit dhe Veterinës në thertoren e tij është vërtetuar se kishin qenë në proces të therjes shatë krerë gjedhe, objekti nuk i plotësonte kushtet për therje të kafshëve.
“Në dy kontejner të thertores kishte pas rreth 620 kg mish të cilët ka mbetur që me datën 21.12.2019 të asgjësohet nga kompania përzgjedhëse nën mbikëqyrjen e njësive relevante të policisë dhe AUVK-ut. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Gazeta Sinjali/