image Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në një banesë në Gjakovë

Siguri

Gjendet i vdekur një shtetas gjerman në një banesë në Gjakovë

news image

Një shtetas gjerman është gjetur i vdekur në një banesë ku po jetonte sot rreth orës 20:00, në Gjakovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, i cili tha se me kërkesë të një bashkëpunëtoreje për verifikim e shëndetit të viktimës, së bashku me policinë kanë hyrë në banesë dhe e kanë gjetur shtetasin gjerman të shtrirë në shtrat.

Ai shtoi se vdekja e tij po cilësohet si vdekje e dyshimtë dhe se në vendngjarje ka dalë mjeku kujdestar, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij.

“Rasti është hapur si ‘Vdekje e dyshimtë’’ dhe se trupi i pa jetë do të dërgohet për ekzaminim në institutin e mjekësisë ligjore. Ne lidhje me rastin janë informuar të gjitha njësitet relevante”./GazetaSinjali/