Është gjendur pa shenja jete një person në podrumin e shtëpisë së tij, në Ferizaj rreth orës 17:20.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Tutje në njoftim thuhet se ende nuk është arrestuar askush dhe se rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjendur pa shenja jete në podrumin e shtëpisë së tij. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/