Sot është gjetur i vdekur një person nga kalimtarët në Tiranë.
Siç njofton policia, viktima është rreth 50 vjeç dhe shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura.
Viktima është gjetur në Rrugën e Elbasanit nga kalimtarët e rastit dhe nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar shkaqet e vdekjes së 50-vjeçarit.