Një 62-vjeçar me inicialet I.L, është gjetur pa shenja jete në ujërat e lumit Shkumbin.
Trupi i pajetë u gjet rreth orës 11:30, në rrjedhën e këtij lumi në zonën e fshatit Falisht të Tetovës.
Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi për media, Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni të Veriut.
62-vjeçari ishte raportuar si person i zhdukur që nga 31 dhjetori i 2021-ës, raporton Alsat, përcjell Sinjali.
Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë në koordinim me prokurorin publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes./GazetaSinjali/