Një person në Lipjan është gjetur i shtrirë skaj rrugës dhe pasi u dërgua në QKUK, mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:50, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është raportuar për një person mashkull kosovar të shtrirë skaj rrugës, ekipi i urgjencës e ka dërguar në QKUK. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Trupi i pa jetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion./GazetaSinjali/