Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar rreth 49 vjeçar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti./Gazeta Sinjali/