Legjenda gjermane, Michael Ballack ka marrë një lajm të kobshëm gjatë ditës së sotme, pasi djali i tij Emilio ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik.
Dita e sotme ka qenë me fat të zi për legjendën gjermane të futbollit, Ballack.
Kjo pasi mëngjesi e sotëm mori lajmin e kobshëm për vdekjen e djalit të tij, 18-vjeçarit Emilio.
Sipas kanalit televiziv portugez “TVI24”, Emilio u përfshi në një aksident me motoçikletën e tij me katër rrota në orët e para të së enjtes.
Zjarrfikësit u thirrën pas aksidentit për të shpëtuar adoleshentin, por ata nuk ishin në gjendje ta shpëtonin jetën pasi e nxorën nga automjeti.
Ata gjithashtu u përpoqën të shpëtonin Emilio pranë pronës Villas do Mar, e vendosur në Troia, e cila ndodhet në jug të Lisbonës.
Motoçikleta me katër rrota ishte projektuar për t’u përdorur në rrugët publike, por detaje të tjera mbi natyrën e tragjedisë nuk janë publikuar ende. /GazetaSinjaliSporti/