image Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Gjakovë

Siguri

Gjendet i vdekur një 61-vjeçar në një motel në Gjakovë

news image

Një burrë është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjakovë, pasditen e djeshme rreth orës 17:15, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai është gjetur nga dy dëshmitarë, punëtorë të motelit.

Gazeta Sinjali mëson se viktima është një 61 vjeçar.

Burime të Gazetës Sinjali po ashtu bëjnë të ditur se moteli në fjalë është “Vila 007”, i cili ndodhet në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

Rasti është konfirmuar edhe në raportin 24 -orësh të Policisë së Kosovës.

“Gjakovë 02.12.2020-17:15Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen  e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Policia po ashtu njofton se trupi i pajetë i 61-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me menaxhmentin e këtij moteli, por recepsionisti i cili është përgjigjur në telefon, ka thënë se nuk ka informacion, pasi që tha se ka qenë në pushim që 1 javë dhe është kthyer sot në punë./Gazeta Sinjali/