image Gjendet i vdekur në rrugë një person në Kamenicë

Sinjalizime

Gjendet i vdekur në rrugë një person në Kamenicë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Karaçevë e Epërme në Kamenicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan kanë bërë të ditur se viktima është gjetur në rrugë, dje pasdite rreth orës 15:00.

Mësohet se trupi i pajetë i tij është dërguar në Prishtinë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Gazeta Sinjali/