image Tragjike/ Gjendet i varur në litar një person në Shtime

Siguri

Tragjike/ Gjendet i varur në litar një person në Shtime

news image

Një person është gjetur pa shenja jeta në rrugën “Qamëria” në Shtime, dje në mëngjes, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj brenda Prokurorisë se viktima është gjetur i varur në litar në një objekt ndihmës të shtëpisë së tij.

Personat që e kanë gjetur e kanë dërguar viktimën në QMKF, ku mjekët konstatuan se ai është i vdekur.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Gazeta Sinjali/