Mbrëmë në fshatin Kopërnicë të Kamenicës është gjetur i vdekur një person i moshës rreth 54-vjeçare.
Kështu kanë njoftuar sinjalizuesit e Gazetës Sinjali, të cilët njoftojnë se viktima M.R është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar afër shtëpisë së tij.
Prokurori i Shtetit ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, me qëllim të konstatimit të shkakut të vdekjes.
Viktima për herë të fundit nga familjarët ishte parë rreth orës 12:00.
Po ashtu familjarët e viktimës kanë njoftuar se i ndjeri qe një kohë të gjatë kishte qenë në gjendje të rëndë depresion-psikik, fakt i cili dëshmohet edhe përmes raporteve mjekësore të lëshuara nga mjeku psikiatër. /Gazeta Sinjali/