image Gjendet i pajetë në rrugë trupi i një 62 vjeçari në Tiranë

Shqipëri

Gjendet i pajetë në rrugë trupi i një 62 vjeçari në Tiranë

news image

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Sulejman Delvina’ në Tiranë.

Sipas burimeve viktima është 62 vjeç dhe dyshohet se ka vdekur si pasojë e infarktit.

Policia njofton më datë 20.12.2022, në rrugën “Sulejman Delvina”, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. M., 62 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/