image Gjendet i gjallë burri nga Istogu që ishte zhdukur të hënën

Siguri

Gjendet i gjallë burri nga Istogu që ishte zhdukur të hënën

news image

Një qytetar nga fshati Dobrushë i Istogut është gjetur i gjallë, disa ditë pasi që ishte raportuar i zhdukur, raporton Gazeta Sinjali.

Policia njofton se ai është gjetur në disa shkurre, rreth 500 metra larg shtëpisë së tij.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Të hënën, nipi i tij kishte raportuar se ai është larguar nga shtëpia dhe se askush nga familja nuk kishte informacion për fatin e tij./Gazeta Sinjali/