image Gjendet gjysmë e djegur një prostitutë në Francë, kishte tatuazh emrin e një shqiptari

Botë

Botë/ Gjendet gjysmë e djegur një prostitutë në Francë, kishte tatuazh emrin e një shqiptari

news image

Një prostitutë, 37 vjeçare, është gjetur e vdekur në ditën e Krishtlindjes në parkun Mougins në Francë, raportojnë mediat franceze.

Trupi i pajetë i 37 vjeçares, e cila raportohet se ishte nga Evropa Lindore u gjetë pjesërisht i djegur dhe i zhveshur.

Identiteti i saj u zbulua pas ekzaminimit të kufomës nga prokurorja e rasitit, Fabienne Atzori. Prokurorja tha se gruaja kishte lindur në vitin 1982 dhe jetonte në rajonin e Grassës.

Një tjetër detaj që ekspertiza mjeko-ligjore kishte zbuluar në trupin e viktimës ishte emri i një mashkulli shqiptar, që e reja e kishte bërë tatuazh në krahun e tij./Gazeta Sinjali/