image Ishte ngrirë nga i ftohti, gjendet e pajetë nëna e pesë fëmijëve në Sarandë

Shqipëri

Ishte ngrirë nga i ftohti, gjendet e pajetë nëna e pesë fëmijëve në Sarandë

news image

Një grua e pajetë u gjet mëngjesin e sotëm në Cukë, bashkia Sarandë. Ajo është identifikuar si 88-vjeçare, banore e fshatit Cukë.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë pasditen e së martës pasi trupi i saj ishte i ngrirë dhe ka qëndruar natën jashtë.

Burimet e abcnews.al bëjnë me dije se 88-vjeçarja është gjetur sot nga infermierja e fshatit në bahçen e shtëpisë.

88-vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve jetonte e vetme në shtëpinë e saj pasi të gjithë fëmijët i ka në emigracion në Greqi.  Menjëherë është njoftuar policia e cila shkoi në vendngjarje.

Pas këqyrjes së trupit u pa se nuk kishte shenja dhune dhe se vdekja mund të ketë qenë natyrale. Trupi i 88-vjeçares u transportua në morgun e spitalit për të kryer ekspertizën mjeko -ligjore dhe për të përcaktuar shkakun konkret të vdekjes./GazetaSinjali/