image Gjendet e mitura që u zhduk, ishte larguar nga shtëpia pas problemeve me nënën e saj - dërgohet në strehimore

Siguri

Gjendet e mitura që u zhduk, ishte larguar nga shtëpia pas problemeve me nënën e saj – dërgohet në strehimore

news image

Gazeta Sinjali mbrëmjen e të premtes raportoi për zhdukjen e 17-vjeçares, Olta Ejupi nga Vushtrria, e cila sipas deklaratës së nënës së saj, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga mbrëmë nuk dinte asgjë për të. E njëjta përveç kërkesës për ndihmë nga autoritetet e vendit, kërkoi ndihmë për gjetjen e vajzës së saj edhe nga lexuesit e Gazetës Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali nga burimet e veta, e mitura është gjetur nga Policia e Kosovës, të cilët pas kërkimeve hasën në të në qytetin e Fushë Kosovës.

Siç ka deklaruar 17-vjeçarja, largimi i saj nga shtëpia erdhi si shkak i telasheve që i kishte me nënën e saj.

Po ashtu, Sinjali mëson se pas përfundimit të procedurave, 17-vjeçarja është dërguar në strehimore.