image Gjendet e gjallë gruaja e zhdukur qe disa ditë në Prishtinë - policia jep detaje

Kosovë

Kërkim/ Gjendet e gjallë gruaja e zhdukur qe disa ditë në Prishtinë – policia jep detaje

news image

Është gjetur e gjallë gruaja që po kërkohej që disa ditë, Remizje Mustafa nga Prishtina.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije Mustafa. Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukures”, ka thënë Krasniqi për Gazetën Sinjali.

Remzije Mustafa ishte raportuar e zhdukur që nga data 7 nëntor./Gazeta Sinjali/