image Gjenden sërish varre të fëmijëve indigjen në Kanada

Botë

Gjenden sërish varre të fëmijëve indigjen në Kanada

news image

Qindra varre të pa shënuar u gjendën në vendin e një ish-shkolle për fëmijët e fiseve indigjene në Saskatchewan të Kanadasë, përcjell Gazeta Sinjali.

Në një deklaratë të nxjerrë nga “Indigenous First Nations”, të mërkurën kanë theksuar se “numri i varreve të pashënuara do jetë më i dalluari në Kanada.”

Muajin e kaluar eshtrat e 215 fëmijëve, disa madje tre vjeç, u gjetën të varrosur në vendin e asaj që dikur ishte shkolla më e madhe e banimit Indigjen në Kanada, afër Kamloops, British Columbia, shkruan The Guerdian.

Nga shekulli XIX deri në vitet e shtatëdhjeta të vitit të kaluar, mbi 150.000 fëmijëve të fiseve indigjene të Kanadasë iu kërkohej ndjekja e mësimit në shkollat e krishtera të financuara nga shteti si pjesë e programit për t’i asimiluar ata në aspektin kulturor dhe për t’i integruar në shoqërinë kanadeze.

Ata u detyruan që të konvertohen në të krishterë dhe nuk u është lejuar që t’i flasin gjuhët amtare. Shumë prej tyre janë rrahur dhe janë abuzuar verbalisht. Rreth 6.000 besohet se kanë vdekur gjatë qëndrimit në këto shkolla.

Qeveria Kanadeze kërkoi falje në Parlament në vitin 2008 dhe pranoi se abuzimi fizik dhe seksual në shkolla ishte i përhapur. Shumë studentë kujtojnë se janë rrahur sepse flasin gjuhët e tyre amtare; ata gjithashtu humbën lidhjet me prindërit dhe zakonet e tyre./Gazeta Sinjali/