image Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se është trupi i një ish-ushtari të UÇK-së

Sociale

Gjenden mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se është trupi i një ish-ushtari të UÇK-së

news image

Në varrezat e qytetit të Gjakovës që ndodhen në lagjen e Brekocit, në vendin ku kanë të varrosur dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë, janë gjetur mbetje mortore të një personi të paidentifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë së këtij rajoni, viktima ishte e veshur me veshje ushtarake, në të cilat ishte e vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Patrulla policore ka dalë në vend të ngjarje, ka kontaktuar me dëshmitarin e rastit, e që është dhe punëtor i varrezave të qytetit, dhe njofton se derisa po hapte një gropë varri ka hasur në mbetjet mortore në fjalë. Dyshohet se mbetjet mortore i përkasin një ushtari të UÇK-së deri tani të pa identifikuar, gjithashtu nuk dihet dhe nga kush është varrosur aty”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve të stacionit policor – Gjakovë, ato Rajonale dhe pritet së shpejti të dali dhe Njësia qendrore e Hetimit të Krimeve të Luftës./Gazeta Sinjali/