Janë gjetur dy thasë me mjete shpërthyese në fshatin Celinë të Rahovecit, gjatë ditës së djeshme në orën 15:20, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personi i cili raportoi gjetjen e tyre, kishte thënë se thasët me mjete shpërthyese i ka gjetur derisa ishte duke punuar, në oborrin e shtëpisë së tij.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë sigurimin e vendit.
Ndërsa, tërheqja e mjeteve shpërthyese është bërë në mënyrë të sigurt nga njësiti EOD i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). /Gazeta Sinjali/