Një grua ka raportuar në Polici se në oborrin e shtëpisë së saj ka hasur në dy mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:30 dhe mjetet e pashpërthyera janë granata dore, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara dhe lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.