image Gjenden 4 granata në parkingun e një lokali në Tiranë

Shqipëri

Gjenden 4 granata në parkingun e një lokali në Tiranë

news image

Katër granata dhe dy kapsolla detonatore janë gjetur të hënën në parkingun e një lokali në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”. Policia tha se lënda plasëse është gjetur nga stafi i lokalit brenda një qeseje.

Nga veprimet paraprake rezulton se lënda plasëse mund të jetë lënë nga ndonjë person që i kishte në makinë. Granatat nuk ishin të montuara.

Po këqyren kamerat e sigurisë për të parë e evidentuar kush i ka lënë.

/GazetaSinjali/