Katër granata dhe dy kapsolla detonatore janë gjetur të hënën në parkingun e një lokali në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”. Policia tha se lënda plasëse është gjetur nga stafi i lokalit brenda një qeseje.
Nga veprimet paraprake rezulton se lënda plasëse mund të jetë lënë nga ndonjë person që i kishte në makinë. Granatat nuk ishin të montuara.
Po këqyren kamerat e sigurisë për të parë e evidentuar kush i ka lënë.